Linjat dhe qarqe me qera

sherbime-te-hostuara-al.jpg

Përfitimitet nëpërmjet përdorimit të qarqeve dhe linjave me qera:

Mund të lidhen zyra me vendndodhje të ndryshme,

Mundësohet lidhja me trafikun ndërkombetar.

Linja është gjithnjë aktive, kjo bën që trafiku të qarkullojë gjatë gjithë kohës (cilësia e disponueshmërisë së internetit është 100%),

Linja është e dedikuar për përdorim të një klienti, kjo mundëson cilësinë më të mire të shërbimit,

Mund të transmetohet sasi e madhe të dhënash, si edhe dokumenta/skedarë të mëdhenj.

Mundësojnë reduktimin e kostove në raport me vëllimin e trafikut, krahasuar me metoda të tjera transmetimi.

Mundëson shërbim simetrik dhe ngarkimi (upload) është i garantuar dhe i rëndësishëm për biznesin (shërbimi rekomandohet kur ngarkimi/upload është i rëndësishëm për biznesin tuaj pasi duhet të transferoni dokumenta/skedarë të mëdhenj, të bëni streaming video në formatin HD, të ngarkoni përmbajtje (content) në internet, apo të hostoni të dhëna në drejtorinë qëndrore).

Ofron më të mirën për sigurinë dhe monitorimin e rreziqeve.

  1. Qarqe kombëtare dixhitale dhe qarqe ndërkombëtare me kapacitete 64 kbps dhe 2 Mbps,
  2. Qarqe analoge kombëtare dhe ndërkombëtare që përbëhen prej 4 fillsha,
  3. Linja me qera për trafik lokal, kombëtar, dhe ndërkombetar.

Linja me qera është një linjë e palëvizshme e përhershme ndërmjet pikave fundore të një rrjeti dhe përdoret nga një përdorues i vetëm, në baze të produktit të zgjedhur dhe kundrejt një pagese. Në këtë shërbim pajisjet fundore (modemat, multiplekset, etj) instalohen dhe vendosen nga vetë klienti. Qarku me qera është një linjë telefonike e palëvizshme me pajisjet fundore të instaluara dhe të vendosura nga ALBtelecom i cili përdoret nga një përdorues i vetëm, (si psh nga një bankë, ministri apo institucion) kundrejt një pagese.
Qarqet me qera mund të jenë 2 fillshe, 4 fillshe me kapacitet 64 kbps për kanal telefonik ose transfetimi të dhënash me kapacitet 2 Mbps i cili ofron 32 kanale transmetimi nga të cilat 30 janë të dedikuar si kanale transmetimi, një kanal shërben për sinkronizim ndërsa kanali tjetër shërben si kanal sinjalizimi.
Disa nga shërbimet që mund të ofrohen nëpërmjet linjave apo qarqeve me qera:

  1. Një E1 me 30 kanale me kapacitet 2 Mbps,
  2. Një E3 i cili ka 480 kanale, vlen sa 16 E1 dhe ofron kapacitet 34.3 Mbps.
  3. Një STM-1 i cili ka 63 qarqe, dhe ofron kapacitet deri 155.5 Mbps. 

Qarqet ndërkombëtare planifikohen në baze të pikës së lidhjes. Vendet fqinje përfshijnë të gjithat vendet me të cilat Shqipëria ndan kufi tokësor, si dhe vendet me të cilët ALBtelecom ka linjë optike direkte (si psh Italia), vende jo fqinje nënkuptojnë të gjitha vendet e tjera me të cilët ALBtelecom ka mundësi të lidhet, që janë praktikisht të gjithë operatorët në Europë dhe më gjerë.
Për informacione të mëtejshme kontaktoni Kujdesin për Klientit (149 ose 042200149), ekipin e shitjeve ndaj korporatave, ose na shkruani në Kujdesi_abonentit@albtelecom.al.

.

  • Qarqe kombëtare me qera: Tarifat e shërbimit

Pajtimi / tarifa mujore

Shpejtësia e transmetimit Tarifa fikse (Lekë / qark) Tarifa të ndryshueshme (Lekë / km)
  Me pakicë Me shumicë Me pakicë Me shumicë
64 kbps 13,186 10,988 853 712
2 Mbps 19,788 16,482 1,282 1,068
34 Mbps 360,000 300,000 10,800 9,000
155 Mbps 720,000 600,000 21,600 18,000

Tarifa instalimit

Tarifa instalimit (Lekë për qark) Me pakicë Me shumicë
64 kbps Trunk segment 2,354 1,962
64 kbps Termination segment 4,709 3,924
2 Mbps Trunk segment 3,530 2,942
2 Mbps Termination segment 7,063 5,886
34 Mbps 554,400 462,000
155 Mbps 619,200 516,000

Me shumicë nënkupton shitjet që u bëhen kompanive të telekomunikacionit apo ofruesve të telekomunikacionit.
“Trunking” nënkupton pjesën e “trungut” të një kanali komunikimi, pjesa jo fundore e transmetimit, pjesa fundore ndahet në shumë kanale të tjera.
Çmimet e mësipërme  përfshijnë TVSH.

Qarqe ndërkombëtare me qera (vini re: tarifat e mëposhtëme janë në Euro):

Tarifat për vendet fqinje:

Shpejtësia e transmetimit Tarifa e instalimit (Euro) Pajtimi mujor (Euro në muaj)
    Me pakicë Me shumicë
64 kbps 720 833 707
2 Mbps 2,088 10,687 8,550
34 Mbps 3,600 68,766 74,400
155 Mbps 4,800 147,216 132,000

 

Tarifat për vendet jo fqinje:

Shpejtësia e transmetimit Tarifa e instalimit (Euro) Pajtimi mujor (Euro në muaj)
    Me pakicë Me shumicë
 64 kbps   1,286 1,030
2 Mbps   15,017 12,013
34 Mbps 3,600 120,244 96,194
155 Mbps 4,800 244,897 195,904

Me shumicë nënkupton shitjet që u bëhen kompanive të telekomunikacionit apo ofruesve të telekomunikacionit.
Tarifat e mësipërme janë për qarqe të plota deri në pikën fundore të klientit.
Çmimet e mësiperme përfshijnë TVSH.

Përditësuar: 29 Dhjetor 2016