Shërbimi LAN to LAN

Dedicated-services_transfer_al (2).jpg

Pse të zgjidhni shërbimin LAN to LAN:

Shërbimi LAN to LAN nga ALBtelecom ofron mundësinë e lidhjes së rrjeteve të ndryshme të tipit LAN të kompanive, të cilët janë pozicionuar në vendndodhje të ndryshme fizike. Shërbimi LAN to LAN është shërbim i ashtuquajtur “Transparent LAN” (transparent nënkupton që i gjithë rrjeti LAN konsiderohet si një i vetëm) i cili jep mundësinë për t’i ofruar klientit komunikim të dhënash (data) si edhe transmetim i tyre me shpejtësi Etherneti midis vendndodhjeve të ndryshme të klientit, duke krijuar një lloj “ WAN” (wide area network – rrjet i gjerë kompjuterik) por me kosto shumë të ulët krahasuar me alternativat e tjera.

  1. Shërbim me kosto të ulët, veçanërisht përfitime të dukshme në pajisjet e përdorura,
  2. Shërbimi LAN ofrohet nëpërmjet standarteve Ethernet, një teknologji e njohur nga stafi teknik në treg,
  3. Rrjeti ofruar mund të veprojë dhe të pranojë përdorimin e shumë protokolleve të ndryshme komunikimi,
  4. Ofron mundësi zgjerimi të shërbimit sipas nevojave të klientit me hapa prej 64 kbps.
  5. Variante të shumta për porta të ndryshme, nga më pak se 1 Mbps, 1 deri në 10 Mbps, dhe 10 deri në 100 Mbps.
  6. Centralet dhe serverat, aplikimet, shërbimet apo suporti janë të tëra të centralizuara.
  7. Fleksibilitet në shërbim duke ofruar mundësinë të mbështesë një numër të madh vendndodhjesh dhe konfigurimesh, kjo në sajë të rrjetit ekzistues të fibrës i cili ndodhet kudo në Shqipëri.
  8. Shërbim monitorimi 24 orë në 24 për çështjet e rrjetit, që garanton besueshmëri duke bërë që të rritet kënaqësia e klientëve.
  9. Nivel i lartë sigurie, pasi shërbimi “LAN to LAN” ofrohet si një lidhje virtuale e dedikuar dhe ALBtelecom mund të ofrojë kontrolle sigurie deri në nivelin/layer 7.

 

 

Shërbimi “LAN to LAN” ofron një bandë kapacitetesh të ndryshme nëpërmjet metodave të mëposhtme:

  1. Nga 256 kbps deri 2 Mbps ofrohet nëpërmjet kabllove të bakrit dhe modemave SHDSL,
  2. Nga 2 Mbps deri 30 Mbps nëpërmjet kabllove të bakrit dhe modemave VDSL (për distanca deri 1 km),
  3. Për kapacitete mbi 30 Mbps shërbimi ofrohet nëpërmjet fibrës optike.

ALBtelecom në bazë të kërkesave të veçanta të klientit mund të ofrojë shërbimin LAN to LAN edhe me shpejtësi mbi 100 Mbps, kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të fibrave optike.
Për informacione të mëtejshme kontaktoni Kujdesin për Klientit (149ose 042200149), ekipin e shitjeve ndaj korporatave, ose na shkruani në Kujdesi_abonentit@albtelecom.al.

 

Përditësuar: 29 Dhjetor 2016