Njoftim i Albtelecom per terminim te planeve tarifore Super Smart dhe Hibrid

“ALBtelecom njofton të gjithë abonentët e tij të telefonisë së lëvizsshme, se :

- Planet tarifore me paspagesë (Kontratë) Super Smart 1000, Super Smart 1500, Super Smart 2500, Super Smart 3500, Super Smart 5000, Super Smart 8000 dhe Super Smart 12000;

- Planet tarifore hibrid Control 700, Control 1000 dhe Control 1500,

pas datës 9 Shtator 2020 nuk do të ofrohen më në treg.

Të gjithë abonentët që kanë aktivizuar apo aktivizojnë një nga këto plane tarifore deri në datën 9 Shtator 2020 do të vazhdojnë të përfitojnë planet tarifore përkatëse deri në përfundim të afatit të vlefshmërisë së kontratës.

Ndërkohë, ju bëjmë me dije se Albtelecom do të ofrojë në treg planet e reja tarifore me paspagesë dhe hibrid të cilat do të njoftohen së shpejti, përpara terminimit të planeve tarifore të mësipërme.

Për më shumë informacion vizitoni dyqanet tona ALBtelecom, faqen tonë zyrtare www.albtelecom.al ose telefononi Shërbimin e Klientit në 123.”

Last Update: 7 August 2020