Njoftim i shoqërisë ALBtelecom Sh.A.

ALBtelecom njofton se duke filluar nga data 12 mars 2019, planet e mëposhtme me paspagesë të telefonisë së lëvizshme nuk do të ofrohen më në treg:

  • Planet me paspagesë për individë Life: Life 1, Life 2, Life 3 dhe Life 4
  • Planet Hibride për individë : Life Control 800 dhe Life Control 1200
  • Planet Hibride për biznese: Elite Control 300, 500 dhe 1,000, si edhe paketa shtesë Elite Control Extra

Të gjithë ata pajtimtarë, të cilët kanë lidhur ose lidhin kontratë me planet tarifore të mësipërme para kësaj date, do të vazhdojnë përfitimet sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara në kontratat përkatëse.

Për më shumë informacion vizitoni dyqanet tona ALBtelecom, ose telefononi Shërbimin e Klientit në 123.

Last Update: 26 February 2019