Njoftim i ALBtelecom Sh.A.

ALBtelecom njofton abonentët e tij të telefonisë së lëvizshme se pas datës 29 maj 2019, nuk do të ofrohet më përfitimi dhuratë i ALBtv Mobile me paketat me parapagesë Super 1300 dhe Gigastike.

Të gjithë pajtimtarët me parapagesë të cilët kanë një nga këto paketa aktive me ALBtv Mobile dhuratë në momentin e ndryshimit, do të vazhdojnë ta përdorin atë deri në përfundimin e afatit të vlefshmërisë së tyre.

Për më shumë informacion vizitoni dyqanet tona ALBtelecom, faqen tonë
zyrtare www.albtelecom.al ose telefononi Shërbimin e Klientit në 123

Last Update: 25 April 2019