Njoftim i Kompanisë ALBtelecom Sh.A. mbi ofrimin e paketave të reja me paspagesë me kombinimin e shërbimeve Telefoni Fikse, Internet dhe IPTV
ALBtelecom njofton të gjithë abonentët e telefonisë fikse se duke filluar nga data 11 nëntor 2020, do të ofrojë paketa të reja me paspagesë me kombinimin e shërbimeve Telefoni Fikse, Internet dhe IPTV, me detajet si më poshtë:
Pajtimi Mujor i Paketave Internet dhe IPTV (me TVSH) | ||||||||
Shpejtësia (shkarkim) | Internet | IPTV Tring Bazë | IPTV Tring Bazë+Sport | IPTV Tring e Plotë+Sport | IPTV Digitalb Fillestare | IPTV Digitalb Familjare | IPTV Digitalb Premium | ALBtv |
8 Mbps | 700 Lekë | 1,300 Lekë | 1,800 Lekë | 2,000 Lekë | 1,300 Lekë | 1,800 Lekë | 3,300 Lekë | 1,000 Lekë |
Vëllimi i internetit (Muaj) | 50 GB | |||||||
Bonus * | + 150 GB/muaj dhuratë |
Pas konsumimit të vëllimit prej 50 GB/muaj, shëbimi i internetit do të ndërpritet por kjo nuk do të ndikojë në cilësinë e shërbimeve të tjera të kombinuara, si telefonia fikse apo IPTV.
*Gjatë 2 muajve të parë, pajtimtarët do të përfitojnë dhuratë + 150 GB/muaj mbi vëllimin (50 GB) që përmban plani tarifor.
Për abonentët e rinj, tarifa e instalimit të shërbimeve të kombinuara Telefoni Fikse, Internet dhe IPTV me paspagesë është 1,500 Lekë.
Për më shumë informacion, vizitoni dyqanet tona ALBtelecom ose telefononi Shërbimin e Klientit në 123.