Plani i Ri i Numeracionit Kombëtar

Duke filluar nga data 1 Janar 2015, do të ndryshojë mënyra e formimit të numrave të telefonit për të gjitha thirrjet lokale.
Ky ndryshim do të reflektohet tek të gjithë përdoruesit e telefonisë fikse, pavarësisht paketës apo ofertës në të cilën janë të regjistruar.
Për çdo telefonatë dalëse nga telefoni yt fiks do të shtosh numrin zero dhe numërformimi do të jetë si më poshtë:
0 (zero) + Kodi i Destinacionit Kombëtar (KDK) + Numri Telefonit (NT)
Për telefonatat që kryhen nga një zonë administrative drejt një zone tjetër, formimi i numrit do të jetë si më parë:
0 (zero) + Kodi i Destinacionit Kombëtar (KDK) + Numri Telefonit (NT)
Shembull:
Vendndodhja e abonentit | Thirrje | Vendndodhja e abonentit të thirrur | Numërformimi | ||
Destinacion | Tipi i Thirrjes | ||||
KomunaKASHAR/TIRANË | 1 | Lokal | Kombëtar | Komuna Kashar/ Tiranë | 0-48- 3 XX XXX |
2 | Lokal | Kombëtar | Bashkia Vorë/ Tiranë | 0-47- 6 XX XXX | |
3 | Lokal | Kombëtar | Bashkia Tiranë/Tiranë | 0-4- 2 XXX XXX | |
4 | Ndërrajonal | Kombëtar | Komuna Golem/ KAVAJË | 0-578- 55 XXX | |
5 | Ndërrajonal | Kombëtar | Bashkia Durrës/ DURRËS | 0-52- 2 XX XXX | |
6 | Ndërkombëtar | Ndërkombëtar | Selanik/GREQI | 00-30-231-XXX XXXX | |
7 | Ndërkombëtar | Ndërkombëtar | Ravena/ITALI | 00-39-0544-XXX XXX |
Shtimi i numrit zero do të jetë i vlefshëm për çdo thirrje, por nuk do të sjellë absolutisht asnjë ndryshim në tarifat për telefonatat e tua nga fiksi!