RREGULLORE E ZHVILLIMIT TË LOJËS PROMOCIONALE “LOJA PROMOCIONALE NË QYTETIN TËND”

Hartuar ne perputhje me Ligjin “Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”, Nr. 155/2015, dhe kërkesave të Vendimit Nr.196, Datë 15/03/2017 të Këshillit të Ministrave “Për Përcaktimin e Mënyrave, Formave, Kritereve dhe Rregullave për Organizimin e Lojërave të Fatit Promocionale”.

Kjo rregullore (“Rregullorja”) ka per qëllim të vendosë rregulla të qarta për organizimin dhe zhvillimin e Lojes Promocionale “LOJA PROMOCIONALE NE QYTETIN TEND”(“Loja Promocionale”) dhe për pjesëmarrësit në të, dhe eshte e vlefshme për kohëzgjatjen gjatë së cilës do të zhvillohet Loja Promocionale.

Loja promocionale “LOJA PROMOCIONALE NE QYTETIN TEND”organizohet dhe zhvillohet nga Albtelecom sh.a. shoqeri aksionare e se drejtes shqiptare, me seli ne adresen Autostrada Tirane – Durres, Km 7, Kashar, Tirane, Shqiperi me NIPT J61824053N, regjistruar si subjekt tatimpagues ne Drejtorine Rajonale Tatimore te Tatimpaguesve te Medhenj, Tirane me Administrator Z. Tahsin Yilmaz.

Territori në te cilin do të zhvillohet Loja Promocionale “LOJA PROMOCIONALE NE QYTETIN TEND”do të jete rrethi i Gjirokastres, Korces dhe Lushnjes, (qytetet dhe fshatrat perreth) Shqiperi, sipas percaktimeve te kesaj Rreguloreje.

Me ane te kesaj Loje Promocionale, Albtelecom sh.a. ka per qellim te promovoje Paketat e reja te Miqesise, perkatesisht Paketen 800, Paketen 1100, Paketen 1400, Paketen 2000, te cilat ofrojne minuta, SMS, dhe internet ne telefonine e levizshme Eagle Mobile nga ALBtelecom.

Neni 1. Lloji i Lojës Promocionale

Loja Promocionale është konceptuar si një loje fati promocionale per pajtimtaret e rrjetit te telefonise se levizshme Albtelecom, e bazuar në pjesëmarrjen ne Lojen Promocionale me anë të regjistrimeve:

ne nje nga paketat e reja te Miqesise: Paketa 800, Paketa 1100, Paketa 1400 dhe Paketa 2000 te pajtimtareve te rinj, si dhe aktivizimin e nje karte te re me parapagese ose bartjen e numrit me parapagese ne rrjetin e telefonise se levizshme te ALBtelecom dhe regjistrimit ne nje nga paketat e Miqesise, ashtu si percaktohet ne nenin 5 te kesaj Rregulloreje; ne nje nga paketat e vjetra te Miqesise: Paketa Kupid, Paketa 800, Paketa 1000, Paketa 1200, Paketa 1600 dhe Paketa 2000 te pajtimtareve ekzistues (te gjithe pajtimtaret qe kane perfituar nga ofertat qe perfshijne keto paketa sipas politikave tregetare te Albtelecom[1]);

Paketat qe jane kusht per pjesemarrjen ne lojen promocionale:

Paketat e vjetra te Miqesise Cmimet me TVSH (LEK)
Paketa Kupid 800
Paketa 800 800
Paketa 1000 1000
Paketa 1200 1200
Paketa 2000 2000

* Ne paketat e vjetra te Miqesise mund te regjistrohen vetem Pajtimtareret e telefonise se levizshme Albtelecom te cilet kane perfituar ulje ne keto paketa per nje periudhe te caktuar. Perkatesisht 25% ulje, 30% ulje dhe 50% ulje ne keto paketa.

Paketat e reja te Miqesise Cmimet me TVSH (LEK)
Paketa 800 800
Paketa 1100 1100
Paketa 1400 1400
Paketa 2000 2000

Përzgjedhja e fituesit bëhet me metodën rastësore me anën e programit kompjuterik ashtu si parashikohet ne nenin 7 te kesaj Rregulloreje.

Neni 2. Kohëzgjatja e lojës promocionale

Loja Promocionale do të zhvillohet nga data 29 Maj deri më 2 Korrik 2017.

Neni 3. Çmimet

Loja do të ketë nje përzgjedhje cdo jave gjate se ciles zhvillohet, ku do te perzgjidhen perkatesisht:

  • 10 fitues ne qytetin e Gjirokastres
  • 20 fitues ne qytetin e Korces
  • 10 fitues ne qytetin e Lushnjes

Përzgjedhja e fitueseve do të bazohet në metodën e përzgjedhjes rastësore me ane te programit (aplikacionit) kompiuterik. Perzgjedhja do te behet ne datat e percaktuara ne Nenin 6 te kesaj Rregulloreje ne ambientet e zyrave qendrore te Albtelecom sh.a. te ndodhur ne adresen Autostrada Tirane – Durres, Km 7, Kashar, Tirane, ne oren 10:00.

Nga pajtimtaret pjesemarres ne Loje do të përzgjidhen ne total 50 fitues ne qytetin e Gjirokastres (5 jave x 10 fitues ne jave), 100 fitues ne qytetin e Korces (5 jave x 20 fitues ne jave), si dhe 50 fitues ne qytetin e Lushnjes (5 jave x 10 fitues).

Cmimi per cdo fitues te perzgjedhur ne qytetin e Gjirokastres eshte “Nje aparat celular General Mobile 5”.

Cmimi per cdo fitues te perzgjedhur ne qytetin e Korces eshte “Nje aparat celular General Mobile 5”.

Cmimi per cdo fitues te perzgjedhur ne qytetin e Lushnjes eshte “Nje tablet AX10”.

Ne vlere monetare, cmimi per cdo fitues ne qyetin e Gjirokastres eshte 13,900 Leke me TVSH.

Ne vlere monetare, cmimi per cdo fitues ne qyetin e Korces eshte 13,900 Leke me TVSH.

Ne vlere monetare, cmimi per cdo fitues ne qyetin e Lushnjes eshte 7,400 Leke me TVSH.

Ne vlere monetare, cmimet ne total per qytetin e Gjirokastres jane 139,000 Leke me TVSH.

Ne vlere monetare, cmimet ne total per qytetin e Korces jane 278,000 Leke me TVSH.

Ne vlere monetare, cmimet ne total per qytetin e Lushnjes jane 74,000 Leke me TVSH.

Albtelecom mund te refuzoje dhenien e cmimit ne rast se konstaton se nuk jane respektuar kushtet e kesaj Rregulloreje, apo ne rast se fituesi rezulton i tille si rezultat i ndonje parregullsie apo mashtrimi.

Neni 4. Pritshmëritë për pjesëmarrje në Lojën Promocionale

Numri i parashikuar i pjesëmarrësve ne Lojen Promocionale ne qytetin e Gjirokastres është rreth 1450 pajtimtare.

Numri i parashikuar i pjesëmarrësve ne Lojen Promocionale ne qytetin e Korces është rreth 10300 pajtimtare.

Numri i parashikuar i pjesëmarrësve ne Lojen Promocionale ne qytetin e Lushnjes është rreth 11500 pajtimtare.

Neni 5. Pjesëmarrja dhe kushtet e pjesemarrjes

  • Mundësia e pjesëmarrjes në Lojën Promocionale është e hapur për:
    • Abonentet e rinj ne telefonine e levizshme Eagle Mobile te Albtelecom te cilet behen pjese e ketij rrjeti nepermjet njerit prej proceseve te meposhtme te kryer ne nje nga dyqanet apo pikat e shitjes se Albtelecom ne rrethin e Gjirokastres, Korces, ose Lushnjes.
      • Ata qe aktivizojne nje numer te ri te telefonise se levizshme Eagle Mobile me parapagese te Albtelecom ne planin tarifor Standard me Parapagese dhe aktivizojne nje nga Paketat e Miqesise: Paketa 800, 1100, 1400, 2000 ne nje nga dyqanet apo pikat e shitjes se Albtelecom ne rrethin e Gjirokastres, Korces ose Lushnjes.
      • Ata qe bartin numrin ne rrjetin e telefonise se levizshme Eagle Mobile te Albtelecom ne planin tarifor Standard me Parapagese dhe aktivizojne nje nga Paketat e Miqesise: Paketa 800, 1100, 1400, 2000 ne nje nga dyqanet apo pikat e shitjes se Albtelecom ne rrethin e Gjirokastres, Korces ose Lushnjes.
    • Abonentet me parapagese te planeve tarifore Standard me Parapagese dhe Super Riniring te cilet kane perfituar nga ofertat qe perfshijne aktivizimin e nje prej Paketave te vjetra te Miqesise: Kupid, 800, 1000, 1200, 1600, 2000 ne nje nga dyqanet apo pikat e shitjes se Albtelecom ne rrethin e Gjirokastres, Korces ose Lushnjes si dhe abonentet me parapagese te planeve tarifore Standard me Parapagese dhe Super Riniring te cilet kane perfituar nga ofertat qe perfshijne aktivizimin e nje prej Paketave te reja te Miqesise: Kupid, 800, 1100, 1400, 2000 ne nje nga dyqanet apo pikat e shitjes se Albtelecom ne rrethin e Gjirokastres, Korces ose Lushnjes.

Paketat qe perfshihen ne Lojen Promocionale si kusht per pjesemarrjen jane:

Paketat e vjetra te Miqesise per pajtimtaret e telefonise se levizshme me parapagese: Paketa Kupid, 800, 1000, 1200, 1600, 2000.

Paketat e reja te Miqesise per pajtimtaret e telefonise se levizshme me parapagese: Paketa 800, 1100, 1400, 2000.

  • Kushtet për pjesëmarrje në lojë

Të gjithë pajtimtaret qe duan te marrin pjese ne Lojen Promocionale duhet të permbushin kriterete pjesemarrjes sipas parashikimeve te pikes 5.1 ne nenin 5 me lart.

Per cdo regjistrim ne Paketat e vjetra te Miqesise: Kupid, 800, 1000, 1200, 1600, 2000 pajtimtaret ekzistues fitojne automatikisht nje pike (pjesemarrje).

Per cdo regjistrim ne Paketat e reja te Miqesise: 800, 1100, 1400, 2000 pajtimtaret ekzistues fitojne automatikisht nje pike (pjesemarrje).

Numrat e rinj te aktivizuar ose te bartur ne rrjetin e telefonise se levizshme me parapagese Eagle Mobile te Albtelecom, gjate periudhes se zhvillimit te Lojes Promocionale nuk behen pjese e Lojes Promocionale dhe nuk perfitojne asnje pike nese nuk bejne nje regjistrim ne nje nga paketat e reja te Miqesise; Por nese kryejne nje regjistrim ne nje nga Paketat e reja te Miqesise: Paketa 800, 1100, 1400, 2000, atehere ata perfitojne automatikisht 2 pike (pjesemarrje): nje pike (pjesemarrje) per aktivizimin e numrit, dhe nje pike (pjesemarrje) per regjistrimin ne paketen e Miqesise.

Numrat e rinj apo ekzistues, te cilet behen apo jane pjese e produktit SuperFamilja dhe kryejne nje regjistrim ne nje nga Paketat e reja te Miqesise : Paketa 800, 1100, 1400, 2000 atehere ata perfitojne automatikisht 5 pike (pjesemarrje).

Nje numer mund te shpallet vetem nje here fitues. Nese shpallet fitues, me pas ky numer do te hiqet nga lista e perzgjedhjeve te tjera te javeve ne vijim.

Pjesemarresit qe nuk shpallen fitues ne javen perkatese, transferohen ne perzgjedhjen e javeve ne vijim.

Pjesemarresit ne Lojen Promocionale duhet te jene 18 vjeç e siper.

  • Bëjnë përjashtim nga pjesëmarrja në ketë Lojë Promocionale:
  1. Punonjësit e shoqerise Albtelecom sh.a. dhe familjarët e tyre;
  2. Pajtimtaret e kategorise Biznes dhe Institucione.

Neni 6. Regjistrimi në Lojën Promocionale

Cdo Pajtimtar qe ploteson kushtet e pjesemarrjes ne loje sipas nenit 5 me siper, automatikisht behet pjese e Lojes Promocionale, pa asnje kosto shtese.

Me kryerjen e njerit nga veprimeve te percaktuara ne nenin 5, pajtimtari do te marre nje SMS falas ne numrin e telefonise se levizshme i cili e njofton per pjesemarrjen ne Lojen Promocionale.

Ne rast të kërkesave të pajtimtareve për të mos u përfshirë në këtë Lojë Promocionale, Albtelecom nuk do t’i përfshijë ata në perzgjedhjen që behet për shpalljen e fituesve.

Ne te kundert, pajtimtaret prezumohen se kanë dhënë miratimin e tyre për përfshirjen në këtë Loje Promocionale duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmin e Lojës Promocionale.

Pjesemarres / fitues eshte numri i telefonise se levizshme me parapagese Eagle Mobile pavaresisht se kush e kryen veprimin. Pjesemarres / fitues eshte personi ne emer te te cilit eshte ky numer i regjistruar.

Neni 7. Përzgjedhja e fituesve

Përzgjedhja do të bëhet në mënyrë rastesore me anë të programit kompjuterik i cili do te perzgjedhe ne menyre rastesore 10 numra fitues per qytetin e Gjirokastres, 20 numra per qytetin e Korces, 10 numra per qytetin e Lushnjes ne cdo perzgjedhje (shorte) nga pjesemarresit ne Loje.

Perzgjedhja e fituesve për Lojen Promocionale do te behet 5 here gjate periudhes kohore te Lojes Promocionale dhe konkretisht:

Qyteti i Gjirokastres

Perzgjedhja I per periudhen prej 29 Maj 2017 deri me daten 4 Qershor 2017, do te hidhet me date 5 Qershor 2017. Ne kete shorte kane te drejte te marrin pjese te gjithe ata pajtimtare te cilet kane plotesuar kushtet e pjesëmarrjes ne lojen promocionale. Pajtimtaret te cilet e kane fituar nje cmim ne hedhjen e shorteut te meparshem nuk marrin pjese ne loje. Ne kete shorte do te shpallen 10 fitues.

Perzgjedhja II per periudhen prej 29 Maj 2017 deri me daten 11 Qershor 2017, do te hidhet me date 12 Qershor 2017. Ne kete shorte kane te drejte te marrin pjese te gjithe ata pajtimtare te cilet kane plotesuar kushtet e pjesëmarrjes ne lojen promocionale. Pajtimtaret te cilet e kane fituar nje cmim ne hedhjen e shorteut te meparshem nuk marrin pjese ne loje. Ne kete shorte do te shpallen 10 fitues.

Perzgjedhja III per periudhen prej 29 Maj 2017 deri me daten 18 Qershor 2017, do te hidhet me date 19 Qershor 2017. Ne kete shorte kane te drejte te marrin pjese te gjithe ata pajtimtare te cilet kane plotesuar kushtet e pjesëmarrjes ne lojen promocionale. Pajtimtaret te cilet e kane fituar nje cmim ne hedhjen e shorteut te meparshem nuk marrin pjese ne loje. Ne kete shorte do te shpallen 10 fitues.

Perzgjedhja IV per periudhen prej 29 Maj 2017 deri me daten 25 Qershor 2017, do te hidhet me date 26 Qershor 2017. Ne kete shorte kane te drejte te marrin pjese te gjithe ata pajtimtare te cilet kane plotesuar kushtet e pjesëmarrjes ne lojen promocionale. Pajtimtaret te cilet e kane fituar nje cmim ne hedhjen e shorteut te meparshem nuk marrin pjese ne loje. Ne kete shorte do te shpallen 10 fitues.

Perzgjedhja V per periudhen prej 29 Maj 2017 deri me daten 2 Korrik 2017, do te hidhet me date 3 Korrik 2017. Ne kete shorte kane te drejte te marrin pjese te gjithe ata pajtimtare te cilet kane plotesuar kushtet e pjesëmarrjes ne lojen promocionale. Pajtimtaret te cilet e kane fituar nje cmim ne hedhjen e shorteut te meparshem nuk marrin pjese ne loje. Ne kete shorte do te shpallen 10 fitues.

Qyteti i Korces

Perzgjedhja I per periudhen prej 29 Maj 2017 deri me daten 4 Qershor 2017, do te hidhet me date 5 Qershor 2017. Ne kete shorte kane te drejte te marrin pjese te gjithe ata pajtimtare te cilet kane plotesuar kushtet e pjesëmarrjes ne lojen promocionale. Pajtimtaret te cilet e kane fituar nje cmim ne hedhjen e shorteut te meparshem nuk marrin pjese ne loje. Ne kete shorte do te shpallen 20 fitues.

Perzgjedhja II per periudhen prej 29 Maj 2017 deri me daten 11 Qershor 2017, do te hidhet me date 12 Qershor 2017. Ne kete shorte kane te drejte te marrin pjese te gjithe ata pajtimtare te cilet kane plotesuar kushtet e pjesëmarrjes ne lojen promocionale. Pajtimtaret te cilet e kane fituar nje cmim ne hedhjen e shorteut te meparshem nuk marrin pjese ne loje. Ne kete shorte do te shpallen 20 fitues.

Perzgjedhja III per periudhen prej 29 Maj 2017 deri me daten 18 Qershor 2017, do te hidhet me date 19 Qershor 2017. Ne kete shorte kane te drejte te marrin pjese te gjithe ata pajtimtare te cilet kane plotesuar kushtet e pjesëmarrjes ne lojen promocionale. Pajtimtaret te cilet e kane fituar nje cmim ne hedhjen e shorteut te meparshem nuk marrin pjese ne loje. Ne kete shorte do te shpallen 20 fitues.

Perzgjedhja IV per periudhen prej 29 Maj 2017 deri me daten 25 Qershor 2017, do te hidhet me date 26 Qershor 2017. Ne kete shorte kane te drejte te marrin pjese te gjithe ata pajtimtare te cilet kane plotesuar kushtet e pjesëmarrjes ne lojen promocionale. Pajtimtaret te cilet e kane fituar nje cmim ne hedhjen e shorteut te meparshem nuk marrin pjese ne loje. Ne kete shorte do te shpallen 20 fitues.

Perzgjedhja V per periudhen prej 29 Maj 2017 deri me daten 2 Korrik 2017, do te hidhet me date 3 Korrik 2017. Ne kete shorte kane te drejte te marrin pjese te gjithe ata pajtimtare te cilet kane plotesuar kushtet e pjesëmarrjes ne lojen promocionale. Pajtimtaret te cilet e kane fituar nje cmim ne hedhjen e shorteut te meparshem nuk marrin pjese ne loje. Ne kete shorte do te shpallen 20 fitues.

Qyteti i Lushnjes

Perzgjedhja I per periudhen prej 29 Maj 2017 deri me daten 4 Qershor 2017, do te hidhet me date 5 Qershor 2017. Ne kete shorte kane te drejte te marrin pjese te gjithe ata pajtimtare te cilet kane plotesuar kushtet e pjesëmarrjes ne lojen promocionale. Pajtimtaret te cilet e kane fituar nje cmim ne hedhjen e shorteut te meparshem nuk marrin pjese ne loje. Ne kete shorte do te shpallen 10 fitues.

Perzgjedhja II per periudhen prej 29 Maj 2017 deri me daten 11 Qershor 2017, do te hidhet me date 12 Qershor 2017. Ne kete shorte kane te drejte te marrin pjese te gjithe ata pajtimtare te cilet kane plotesuar kushtet e pjesëmarrjes ne lojen promocionale. Pajtimtaret te cilet e kane fituar nje cmim ne hedhjen e shorteut te meparshem nuk marrin pjese ne loje. Ne kete shorte do te shpallen 10 fitues.

Perzgjedhja III per periudhen prej 29 Maj 2017 deri me daten 18 Qershor 2017, do te hidhet me date 19 Qershor 2017. Ne kete shorte kane te drejte te marrin pjese te gjithe ata pajtimtare te cilet kane plotesuar kushtet e pjesëmarrjes ne lojen promocionale. Pajtimtaret te cilet e kane fituar nje cmim ne hedhjen e shorteut te meparshem nuk marrin pjese ne loje. Ne kete shorte do te shpallen 10 fitues.

Perzgjedhja IV per periudhen prej 29 Maj 2017 deri me daten 25 Qershor 2017, do te hidhet me date 26 Qershor 2017. Ne kete shorte kane te drejte te marrin pjese te gjithe ata pajtimtare te cilet kane plotesuar kushtet e pjesëmarrjes ne lojen promocionale. Pajtimtaret te cilet e kane fituar nje cmim ne hedhjen e shorteut te meparshem nuk marrin pjese ne loje. Ne kete shorte do te shpallen 10 fitues.

Perzgjedhja V per periudhen prej 29 Maj 2017 deri me daten 2 Korrik 2017, do te hidhet me date 3 Korrik 2017. Ne kete shorte kane te drejte te marrin pjese te gjithe ata pajtimtare te cilet kane plotesuar kushtet e pjesëmarrjes ne lojen promocionale. Pajtimtaret te cilet e kane fituar nje cmim ne hedhjen e shorteut te meparshem nuk marrin pjese ne loje. Ne kete shorte do te shpallen 10 fitues.

Datat e perzgjedhjes se fituesve ne menyre te permbledhur do te jene si me poshte:

Qyteti I Gjirokastres:

05.06.2017 - do te perzgjidhen 10 fitues.

12.06.2017 - do te perzgjidhen 10 fitues.

19.06.2017 - do te perzgjidhen 10 fitues.

26.06.2017 - do te perzgjidhen 10 fitues.

03.07.2017 - do te perzgjidhen 10 fitues.

Qyeteti I Korces:

05.06.2017 - do te perzgjidhen 20 fitues.

12.06.2017 - do te perzgjidhen 20 fitues.

19.06.2017 - do te perzgjidhen 20 fitues.

26.06.2017 - do te perzgjidhen 20 fitues.

03.07.2017 - do te perzgjidhen 20 fitues.

Qyteti I Lushnjes:

05.06.2017 - do te perzgjidhen 10 fitues.

12.06.2017 - do te perzgjidhen 10 fitues.

19.06.2017 - do te perzgjidhen 10 fitues.

26.06.2017 - do te perzgjidhen 10 fitues.

03.07.2017 - do te perzgjidhen 10 fitues.

Përzgjedhja e fitueseve do të bëhet nga lista e numrave pjesemarres, përveç rasteve përjashtimore të sipërpërmendura.

Ne cdo perzgjedhje programi kompiuterik do te gjeneroje nje liste rezerve rastesore prej 10 numrash (perkatesisht per qytetin e Gjirokastres dhe te Lushnjes) dhe nje liste rastesore rezerve prej 20 numrash (per qytetin e Korces) ne rast se numrat e perzgjedhur nuk do te pranojne cmimin ose nuk do te kualifikohet per te terhequr cmimin sipas kritereve te percaktuara ne kete Rregullore.

Neni 8. Njoftimi i fituesit

Albtelecom do te njoftojë fituesin pas procesit të përzgjedhjes javore me anë të Shërbimit te Kujdesit ndaj Klientit. Fitues shpallet pajtimtari emri i te cilit figuron ne formen e regjistrimit te pajtimtarit dhe i cili identifikohet nëpërmjet dokumentave përkatëse që vërtetojnë identitetin e tij.

Neni 9. Regjistrimi i Fituesit

Fituesit e përzgjedhur ne baze javore duhet të paraqiten ne ditën dhe vendin që do t’ju komunikohet nga Sherbimi i Kujdesit ndaj Klientit te Albtelecom se bashku me dokumentat e kerkuara nga Albtelecom. Në të kundërt, ne rast mosparaqitjeje, pajtimtarët e përzgjedhur do të humbasin çmimin e fituar.

Fituesit e perzgjedhur duhet te paraqiten me nje dokument identifikimi (karte identiteti/pasaporte) deri ne 7 (dite) dite nga dita qe eshte i komunikuar qe eshte fitues prane dyqanit ALBtelecom ne Gjirokaster te ndodhur ne adresen Lagjia. 18 Shtatori, prane dyqanit ALBtelecom ne Korce te ndodhur ne adresen Perballe Katedrales Blv. Republika, prane dyqanit ALBtelecom ne Lushnje ne adresen Lagjia Kongresi Prane Bashkise per t’u regjistruar si fitues dhe per te terhequr cmimin.

Ne te kundert, pajtimtaret e perzgjedhur fitues do te humbasin cmimin e fituar.

Neni 10. Përjashtimi nga përgjegjësia

Albtelecom nuk do të jetë pergjegjës për fituesit te cilet nuk kanë dokumentat e nevojshme, dhe/apo nuk regjistrohen sipas procedurës së regjistrimit në paragrafin “Regjistrimi i Fituesve” më sipër.

Cmimi nuk nuk mund te terhiqet nga palet e treta te cilet nuk kane fituar dhe as nuk mund te konvertohet ne rimbursim me para ne dore.

Neni 11. Ruajtja e dokumentacionit

Cdo pjesemarres ne kete Loje Fati Promocionale pranon shprehimisht se Albtelecom mund te perpunoje te dhenat e tyre personale sipas kesaj Rregulloreje per qellime te kesaj Loje Promocionale dhe per cdo qellim tjeter te ligjshem te Albtelecom Sh.A. sipas ligjit “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” dhe akteve nenligjore ne fuqi.

I gjithë dokumentacioni i Lojës Promocionale, qoftë ky elektronik dhe/ose fizik (mënyra e zhvillimit, numri i pjesëmarrësve, çmimet e shpërndara, emrat dhe adresat e fituesve) do të ruhen për një periudhë jo më pak se 6 (gjashtë) vjet.

Neni 12. Te Ndryshme

Albtelecom rezervon të drejtën për të ndryshuar një apo disa nga kushtet e kësaj Loje Promocionale duke marrë miratimin paraprak të institucioneve përkatëse.

Albtelecom rezervon të drejtën për të publikuar informacion në lidhje me fituesit. Në rast se kjo nuk është e pranueshme, fituesit duhet të njoftojnë paraprakisht Albtelecom, në momentin kur lajmërohen se janë fitues.

Duke marrë pjesë në Loje dhe/ose duke u shpallur fitues, pjesëmarresit pranojnë të jenë pjesë e aktiviteteve promocionale të organizuara nga Albtelecom dhe qe emri dhe imazhi i tyre te shfaqet dhe te publikohet ne kuadrin e fushatave aktuale dhe te ardhshme te Albtelecom, ne faqet e internetit te Albtelecom, dhe ne faqet e Albtelecom ne rrjetet sociale si Facebook, Twitter etj si dhe kanalin “Info” te ALBtv ose Youtube.

Rregullorja e Lojes Promocionale do te publikohet ne faqen e internetit te Albtecom, www.albtelecom.al

Informacioni mbi Lojen mund te merret gjithashtu duke telefonuar ne Kujdesin e Klientit te Albtelecom.

Merret e mirëqenë që të gjithë pjesëmarrësit në ketë Lojë Promocionale të kenë lexuar dhe pranuar kushtet e mësipërme.

Për Albtelecom sh.a.

Me respekt,

Tahsin Yilmaz

Administrator

Last Update: 30 May 2017