Internet

Interneti po transformon cdo gjë. Përdorimi në shumë pajisje, aksesimi kudo, shpejtësia e lartë, të gjitha do të bëhen shumë shpejt norma, dhe terminologjia “i kudondodhur” nuk do të mbetet më thjesht një term akademik!

Përdoruesit dhe përdorimi i internetit e i të dhënave do të rriten shumëfish në vitet në vijim. Kompani prestigjoze ndërkombëtare kërkimi vlerësojnë që do të hasim rritje të numrit dhe llojit të pajisjeve, rritje të llojit të përmbajtjeve, rritje të kërkesës, e të gjitha këto do të trefishojnë trafikun e internetit.

Përdorimi i internetit mobile dhe wireless pritet të rritet edhe më shumë, kjo pasi që tani ka më shumë smartphone, më shumë përmbajtje (vecanërisht video), një shumëllojshmëri aplikacionesh e sigurisht edhe një rritje të numrit të përdoruesve mobile.

ALBtelecom ofron shërbime interneti bazuar në kërkesat e klientit dhe nevojat e segmenteve, gjithashtu ne po punojmë që ti bëjmë shërbimet e disponueshme duke shfrytëzuar infrastrukturën dhe teknologjinë ekzistuese. Kompania jonë ofron një gamë të gjerë shërbimesh të cilat i ofrojmë në një cilësi të lartë shërbimi. Ne ofrojmë ndër zgjidhjet më të plota për individualë, biznese dhe operatorë.

Por ne nuk ndalemi këtu, pasi kompania jonë punon dhe ndjek cdo risi teknologjike në botë dhe rajon, me qëllim për ta bërë atë të prekshme e të disponueshme në Shqipëri gjithashtu.

Përdoruesit e Internetit të ALBtelecom janë ndër përdoruesit më kërkues dhe për rrjedhojë ne konsiderojmë shpejtësinë e internetit, cilësinë e shërbimit, dhe sigurinë si faktorët më të rëndësishëm në ndërtimin e produkteve të ndryshme.

Një ndër faktorët kryesorë që lidhet me aksesin e internetit është shpejtësia e aksesit të ofruar nëpërmjet paketës:

  • Për përdoruesit që kërkojnë shpejtësi shkarkimi deri në 16 Mbps, ne ofrojmë produkte që bazohen në ADSL (për individualë dhe biznese), 2G dhe 3G (për zgjidhjet mobile), dhe mikrovale me brez të gjërë aty ku është sfidë për të ofruar ADSL.
  • Për përdoruesit që kërkojnë shpejtësi shkarkimi deri në 100 Mbps, ne ofrojmë produkte që bazohen në VDSL (për familjarët dhe bizneset). Ndërsa për ata që duan internet mobile, ofrojmë akses nëpërmjet 4G, si edhe ofrojmë shërbim wireless nëpërmjet shërbimit Wi-Fi.
  • Për përdoruesit që kërkojnë shpejtësi shkarkimi deri në 100 Mbps, ne ofrojmë produkte që bazohen në VDSL (për familjarët dhe bizneset), akses Wi-Fi (për access wireless).
  • Për përdoruesit që kërkojnë shpejtësi shkarkimi mbi 100 Mbps, ne e ofrojmë atë si produkt Akses Interneti të Dedikuar (kjo kryesisht për bizneset).

Aktualisht ALBtelecom ofron shërbim internet nëpërmjet metodave të mëposhtme:

  • Akses interneti fiks lidhet me përdorimin e infrastruktures fikse (kabllove fizike) për të arritur përdoruesin fundor. Aktualisht ne përdorim teknologjitë xDSL (nëpërmjet kabllove të bakrit), infrastrukturës së fibrës optike ose teknologjinë Ethernet.
  • Aksesi i internetit mobile ofrohet duke përdorur teknologjitë GSM/UMTS/LTE. Ofrojmë aksesin 2G në mbarë rrjetin Eaglemobile (me mbulim mbi 99% të popullsisë) dhe aksesin 3G në pjesën më të madhe të zonave të populluara dhe me përqëndrim (me mbulim mbi 89% të popullsisë). Së fundmi kemi lançuar shërbimin e internetit nëpërmjet 4G dhe po punojmë që të zgjerojmë ofrimin e tij për të përmbushur kërkesat e abonentëve.
  • Wireless dhe mikrovale. Shërbimi Wi-Fi ofron shpejtësi të lartë për zona të stacionuara sesa aksesi mobile, ndërsa teknologjia mikrovalë me brez të gjërë përdoren kryesisht për zona më sfiduese.

ALBtelecom është një ndër ofruesit më të mëdhenj në Shqipëri me një rrjet të gjerë fibre optike që lidh 90% të bashkive. Kompania jonë ka disa lidhje të qëndrueshme ndërkombëtare interneti me shumë ofrues ndërkombëtar. Interneti që ofrojmë ka vonesë të ulët pasi përdorim cache lokale, si edhe jemi pikë shkëmbyes interneti (IXP).

Cilësia dhe politikat e shërbimit tonë zbatohen dhe garantohen nga rrjeti qëndror, rrjeti transmetimit, si edhe rrjeti aksesit.

Produktet ofrohen nëpërmjet përpjekjeve maksimale (best efforts), si edhe përdorimi i mekanizmave për eliminimin e ngarkesës së rrjetit.

Lutem të na dërgoni sugjerimet tuaja në lidhje me shërbimet e internetit dhe të dhënave në internet@albtelecom.al

Last Update: 19 December 2016