Mobile Telephony

Shërbimi i telefonisë celulare është bërë tashmë pjesë e pazëvendësueshme e jetës sonë si përdorues. Kjo pjesë e rëndësishme e telekomunikacionit modern është vazhdimisht në zhvillim, transformim dhe në kërkim të më të mirës. Brenda saj grumbullohen shërbime të njohura gjerësisht si: thirrje zanore, internet celular, shërbime me vlerë të shtuar, etj.

Me një celular me vete çdokush mund të lëvizë pa limite, duke patur një klikim larg punën, familjen, shoqërinë dhe të gjithë botën nëpërmjet rrjetit global. Ky përbën një revolucion të vërtetë të teknologjisë së komunikimit. Sot telefonia celulare është integruar plotësisht me shërbimin e internetit mobil, pa të cilin telefonat e zgjuar (smartphone) nuk do të mund të kishin jetë.

Operatori celular Eagle Mobile është pjesë integrale e kompanisë ALBtelecom. Ai operon me teknologjinë më të mirë 4G në Shqipëri, falë investimeve në teknologji dhe inovacion.

Last Update: 19 December 2016